×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplaset treni me veturën në Drenas, ka të lënduar

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 13:23

    Të shtunën në Drenas ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një tren i cili transportonte xehe.


    Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas, ku si pasojë e aksidentit vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht ai ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas është dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Pas tretmanit mjekësor në QKUK i lënduari është liruar për në shtëpi, ndërkaq rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime, bën të ditur policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!