×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasja në degën e PDK-së në Skenderaj – flet Mërgim Lushtaku

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 20:40

    Zgjedhjet e brendshme të PDK-së në komunën e Skenderajt, konkretisht në nëndegën e Klinës së Epërme u raportua se kanë degraduar në përleshje fizike të dielën.


    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku për Reporteri.net ka konfirmuar se ka pasur pakënaqësi dhe fjalosje mes anëtarëve të kësaj dege pork a mohuar që të ketë pasur konfrontime fizike.

    “Ka pasur një fjalosje se numrin e madh të njerëzve është vështirë me i menaxhu. Ka pasur pakënaqësi mes disa personave të fshatit me një anëtar të komisionit. Në raste të tilla anulohen mbledhjet dhe kështu ka ndodhur”, ka deklaruar Lushtaku për Reporteri.net.
    I pyetur se mes kujt konkretisht ka ndodhur fjalosja ai nuk ka dashur të jape emra.
    “Nuk dua të lëshohem në emra. Nuk më takon. Unë s’kam qenë prezent në nëndegën për të cilën po më pyesni, por po ju tregoi nga informatat që i kam marrë. Unë kam qenë në një nëndegë tjetër”, ka deklaruar Lushtaku për Reporteri.net.

    Ndërkaq i pyetur se a ka grupe brenda degës së PDK-së në Skenderaj siç po raportohet në media ai mohoi këtë gjë.

    “Ka idnvid që janë të pakënaqur, por jo grupe. Por çdo gjë do të vendoet me vota. Nuk bën të ndalohet një Kuvend zgjedhor nëse shihet se po fiton iks kandidati”, ka thënë Lushtaku.

    Kujtojmë se Skenderaj ka qenë bastion i PDK-së që prej formimit të partisë, ndërkaq përçarjet në të u bënë të dukshme në zgjedhjet e fundit lokale, kur në garë për kryetar komune u përfshi Bekim Jashari. / B.G. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!