×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici fotografohet duke mbushur tiketën e lojërave të fatit

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 16:27

    Një polic i Policisë së Kosovës është fotografuar duke mbushur një tiketë të lojërave të fatit.


    Rasti ka ndodhur të mërkurën në një pikë të lotarisë së Kosovës në Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

    Para pak ditëve është zhvilluar një aksion i madh i policisë së Kosovës, Doganës e ATK-së, për mbyllljen e lokaleve të lojërave të fatit.

    Në njërin prej lokaleve gjatë aksionit polici Shkumbin Jashari, ka vjedhur një kuletë me 1800 euro. Vjedhja është kapur nga kamerat e sigurimit, pamjet janë publikuar nga Insajderi. Kurse polici i dyshuar është arrestuar nga policia.

    Mbyllja e lojërave të fatit ka qenë temë diskutimi tash e disa javë në Kosovë.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit në kohëzgjatje prej 10 viteve. Fillimisht deputetët e partive opozitare e miratuan në kuvend rezolutën që i parapriu vendimit të qeverisë për ndryshimin e këtij ligji.

    Krejt kjo erdhi pasi në dy kazino brenda pak ditëve gjatë grabitjeve u vranë dy punëtorë. Njëri në Suharekë e tjetri në Lipjan.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!