Deputeti serb Slobodan Petroviq u sulmua sot në një restorant të Prishtinës, nga dy persona që tashmë gjenden në Stacion Policor.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke mos bërë të ditur për identitetin e tyre, shkruan Reporteri.net.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave. Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, thonë Policia e Kosovës.
Ndërkohë, edhe Petroviq e konfirmoi se Policia janë marrë me dy të dyshuar dhe se i ka dërguar në Stacion.
Reporteri.net më herët raportoi se sulmuesi është Milan Kostic, këshilltar i ish-ministrit Nenad Rikallo, e të cilën gjë e konfirmoi edhe Petroviq./Reporteri.net
Flet Petroviq pas sulmit, shfaqet i frikësuar dhe tregon si e sulmuan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.