×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia blindon aeroportin, gratë e fëmijët nga Siria kanë arritur

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 23:43

    Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë blinduar Aeroportin e Prishtinës në këto momente.


    Arsye për këtë, siç raportoi ekskluzivisht Reporteri.net, është arritja e dhjetëra grave e fëmijëve kosovarë nga Siria.

    Gazeta mëson se aeroplani në të cilin ndodheshin gratë e fëmijët ka zbritur para 40 minutash me një linjë të rregullt nga Stambollit.

    Sidoqoftë, Reporteri.net do t’ju njoftojë për çdo zhvillim nga Aeroporti i Prishtinës.

    Ndryshe, gratë dhe fëmijët që tani pritet të dalin nga aeroporti janë familjarë të kosovarëve të vrarë që po luftonin krah ISIS-it. /Reporteri.net/.

    Ekskluzive: Kthehen në Kosovë disa gra dhe fëmijë të xhihadistëve të vrarë në Siri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!