×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dënon me 60 euro shoferin shqiptar që nuk kishte vendosur stikers veturës me targa serbe

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 10:02

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është shqiptuar gjobë ndaj një shoferi me targa të Serbisë, i cili nuk e kishte të vendosur letrën ngjitëse në targa.

    I njëjti është dënuar me 60 euro gjobë nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Falë bashkëpunimit mes policisë dhe qyqarëve-mediave, identifikohet vetura me targa të Serbisë që nuk vendos stikersa në targa. Policia pasi lokalizon veturën, drejtuesit të saj i shqipton gjobën përkatëse. Policia edhe një herë falënderon të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë, duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve, por jo vetëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!