×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës garon në mesin e 40 shteteve në Jordani

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 10:31

    Policia e Kosovës për herë të dytë po merr pjesë në garën ‘Annual Warrior Competition – AWC 2019’ në Jordan – Amman King Abdullah Special Operations Training Center.


    Në këtë garë po marrin pjesë mbi 30 shtete me rreth 40 ekipe nga e mbarë bota, transmeton Klan Kosova.

    “Njësia Speciale Intervenuese, e cila në vitin e kaluar ishte e renditur në listën e 10 shteteve me rezultatet më të mira në këtë garë, e njëjta synon këtë vit rezultate më të mira në pozita më të larta”.

    Policët testohen në qitje me armë në lëvizje, qitje me armë në pozicione të ndryshme luftarake, marshime me pesha dhe armatim, snajpim urban dhe rural, vëzhgim dhe vrojtim, neutralizim selektiv, taktika intervenuese nga vetura dhe intervenime në objekte dhe mjete transporti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!