Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Pejë, më 3 shtator 2026, ka zhvilluar një aksion në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Gjatë këtij aktiviteti, njësitet policore kanë sekuestruar 11 motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.
Sipas Policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë aktivitetet në terren me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Policia ka paralajmëruar se do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




