×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej 20 orësh banorët e disa fshatrave të Ferizajt, pa rrymë e pa ujë të pijshëm

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 23:31

    Prej më shumë se 20 orësh rreth 10 mijë banorët e fshatit Zllatar, Dardani, Mirosalë, Bibaj dhe fshati Vjetër të komunës së Ferizajt po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike që furnizohen nga KEDS-i dhe gjithashtu si pasojë e mungesës së energjisë po përballen edhe me ndërprerje të ujit të pijshëm.


    Gjatë së martës, banorët disa herë kanë kërkuar përgjegjësi nga KEDS-i për këtë ndërprerje, mirëpo deri tashti nuk kanë marrë përgjigje konkrete.

    Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar, ka thënë se prej orës 4 të mëngjesit të së martës është ndërprerë energjia elektrike në pjesën lindore të qytetit.

    “Si pasojë e rrjetit shumë të dobët elektrik ka ndodhur një defekt i lartëpërquesve dhe është ndërprerë energjia elektrike në orën katër të mëngjesit dhe deri tashti po vazhdojmë ta kemi të njëjtin problem. Po vazhdojmë të përballemi edhe me mungesë të ujit të pijshëm derisa energjia elektrike është ndërprerë edhe në stacionin e pompave të ujësjellësit. KEDS-i ka harruar të investojë në këtë zonë”, ka thënë Sallahu, raporton Koha Ditore.

    Sipas tij KEDS-i nëpër disa komuna të Kosovës po investon në rrjet të energjisë edhe nën tokë, ndërkaq në Ferizaj nuk po bëhen riparime as mbi sipërfaqen e tokës .

    “Është një gjendje të mjerueshme, sidomos 10 KW që furnizon fshatrat e pjesës lindore në të cilat jetojnë afro 10 mijë banorë”, ka thënë Sallahu.

    Ai ka kërkuar nga KEDS-i të intervenojnë me urgjencë për riparimin e energjisë derisa janë taksapagues të rregullt të faturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!