Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistë për CNN, iu është kundërvënë deklaratave të presidentit serb Vuçiq se “Serbia nuk do incidente me Kosovën”. ‘Live’ në televizonin më prestigjioz të ShBA-së, Osmani deklaroi se Kosova të dielën ishte viktimë e një akti prej agresori nga ana e Serbisë.

Teksa ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Osmani tha se pa dyshim që institucionet e Serbisë fshihen pas tij. Sipas saj, qëllimi i Vuçiqit ishte ta aneksojë veriun e Kosovës, njëjtë siç ka bërë aleati numër një i Serbisë, Rusia, kur aneksoi Krimenë në Ukrainë, shkruan Reporteri.net.

“Akti i agresionit nga ana e Serbisë u krye nga grupe terroriste dhe paraushtarake me qëllimin e vetëm të aneksimit të veriut të Kosovës në stilin e Krimesë”, deklaroi shefja e shtetit.

Reklamë

E njëjta shtoi se Serbia po tenton t’ia japë krahun Putinit që të hapë një front të ri në Ballkanin Perëndimor, por që këtë, shtoi Presidentja, Kosova dhe aleatët nuk do ta lejojnë.

“Ata [serbët] duan të ndihmojnë Putinin të hapë një front të ri kundër Perëndimit. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë për të mos lejuar një gjë të tillë”.

Presidentja Osmani, një-nga-një, u kundërvihet deklaratave të Vuçiqit

Për të tentuar ta heqë fajin nga vetja, pavarësisht se Kosova ka prezantuar mjaftueshëm dëshmi që e lidhin atë me sulmin terrorist, Vuçiq tha dje në CNN se “Serbia është e fundit që do incidente”.

Mirëpo pretendimet e presidentit serb Vuçiq se ai nuk ka gisht në sulmin terrorist në Banjskë, Presidentja Osmani tha se janë të dëgjuara më parë.

“Kjo është pikërisht fletorja e viteve 90-ta që përdorte Millosheviqi dhe libri i Putinit nga viti 2014. Fjalët ‘nuk kisha asnjë lidhje me të’, i kemi dëgjuar më parë”.

Reklamë

Rashiq: Vuçiqi është radikal i vjetër, mua si serb më vjen turp që ai është president i Serbisë

Derisa Vuçiqi deklaroi se është i gatshëm që të negociojë me Kosovën, Osmani tha se Serbia s’po u përmbahet obligimeve të dialogut derisa Kosova ka plotësuar 99 për qind të obligimeve që i takojnë.

Këto komente të presidentit serb ajo i konsideroi “premtime të thata”.

Reklamë

“Ne kemi bërë çdo hap për të qenë një palë konstruktive. Kemi propozuar një plan të renditjes për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, Serbia jo. Kemi vepruar sipas këshillave të aleatëve, keqkuptimet janë kapërcyer të gjitha”, tha ajo në CNN.

ShBA: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën

Ndërkohë, temë diskutimi ishte edhe kryeterroristi Milan Radojiçiq, i cili sot u raportua të jetë arrestuar nga autoritetet e Serbisë, një ditë pasi Vuçiqi tha se të gjithë ata të përfshirë në sulmin terrorist do të mbahen përgjegjës.

Reklamë

Milan Radoiçiq arrestohet në Serbi, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Megjithatë, Presidentja Osmani u shpreh skeptike se Serbia do të kërkojë llogari nga kriminelët, dhe këtë tha se e tregon edhe historia.

“Serbia nuk ka një histori të mirë kur bëhet fjalë për vënien e drejtësisë”, ishte komenti i shkurtër i Osmanit teksa shtoi se Vuçiqi po tenton të fshihet prapa Radojiçiqit. “Edhe pse në listë të zezë, Radojiçiq merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, i ulur në krahun e djathtë të Vuçiqit, kështu që tani po fshihen pas Radojiçiqit. Por ne kemi prova shumë të qarta të cilat do t’i publikojmë në ditët në vijim të urdhrave të drejtpërdrejta ndaj tij, që vinë nga Vuçiq”.

Komuniteti ndërkombëtar “në alarm”, aleatët e NATO-s kontribuojnë me ushtri

Ngritja e tensioneve që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit ka ngritur në këmbë komunitetin ndërkombëtar. Përpos deklaratave përmes të cilave dënohet sulmi terrorist i Serbisë në territor të Kosovës, shtete aleate të NATO-s kanë paralajmëruar për dislokim të forcave të tyre ushtarake në Kosovë.

Misionin e nisi Britania e Madhe. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe njoftoi të mërkurën e 27 shtatorit se e ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të ofrojë mbështetje shtesë për Kosovën, nëse kjo gjë kërkohet.

Eurodeputetët i kërkojnë BE-së ta ndryshojë qasjen, Kosovës e Serbisë t’i kthehen dialogut

Përpjekjeve të Britanisë së Madhe për ta stabilizuar situatën në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist që ngriti tensionet që nga e diela, pritet t’u bashkohet edhe Rumania. Si aleat i NATO-s, ata kanë paralajmëruar dërgimin e trupave të tyre ushtarake në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë ka njoftuar se vendimi për transferimin e trupave të saj ushtarake pritet të merret “në një të ardhme të afërt”, dhe se bëhet fjalë për një njësi të vogël.

“Pas autorizimit të dhënë nga Këshilli i Atlantikut të Veriut në lidhje me shtimin e forcave për të menaxhuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, Rumania do të vendosë, në të ardhmen e afërt, një njësi të vogël në nivel kompanie, si pjesë e rezervës strategjike të vendosur në dispozicion të SACEUR-it, në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë. Rumania, si një aleat i NATO-s dhe vend anëtar i BE-së, ka marrë përsipër angazhimin për të kontribuar me forca dhe pajisje ushtarake në përpjekjen për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Rohde: Sulmi i javës së kaluar ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës

Mundësinë e dërgimit të trupave të saj në kufirin Kosovë-Serbi nuk e ka përjashtuar as Gjermania.

Të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur e uniformuar serbësh vrau policin Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues, në këtë fshat, u vranë tre sulmues. Janë arrestuar tetë persona e katër prej tyre janë liruar. Përgjegjësinë për sulmin mbi Kosovën e ka marrë Milan Radoiçiq, tashmë ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Perëndimi ka dënuar agresionin, ndërsa Serbia i ka shpallur heronj tre sulmuesit e vrarë. /Reporteri.net/.