×
  • Lajme
  • Lajme / Ferizaj

    Presidentja Osmani reagon pas vrasjes së 21-vjeçares: Femicid

    Reporteri
    12 Prill 2024 | 21:11

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së një 21 -vjeçareje sot në qytetin e Ferizajt, nga ish-bashkëshorti i saj. 

    Vrasjen e 21 vjeçares presidendtja e ka quajtur femicid, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Edhe një burrë që vranë një grua.  Sërish femicid! Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm.”, ka shkruar Osmani.

    Presidentja ka kërkuar nga organet e drejtësisë dënime maksimale për vrasësit e grave.

    ” Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë. Ngushëllime të sinqerta familjes!
    Dënim maksimal për vrasësin!”, ka shtuar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!