×
  • Lajme
  • Lajme

    Qenët e bariut mbysin ujkun në Dragash

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 8:39

    Patrulla policore derisa ishte në pikë kontrolli kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit në fshatin Mlik të Dragashit, dhe menjëherë kanë reaguar duke takuar një bari, i cili po ruante delet dhe në momentin kur i rrezikohet kopeja prej ujqërve ka shtëne dy herë në drejtim të ujkut.


    Gjatë verifikimit dhe kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole kalibrit 7.65 mm, pa fishek.

    Gjithashtu, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një ujk të mbytur nga qenët e bariut.

    I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!