Organizata QIKA ma mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Ato kanë vendosur një parrullë me mbishkrimin “Shteti e vrau Arlindës”.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni, ato kanë hedhur ngjyrë në kuqe në shkallët hyrëse të objektit të ekzekutivit të vendit.

Reklamë

Nga kjo organizatë kanë thënë se ngjyra e kuqe është akuzë dhe është kujtesë për të gjitha vrasjet e grave.

“Shteti e vrau Arlindën, atëherë shteti duhet të japë llogari”, është thënë gjatë këtij aksioni.

Kjo organizatë ka kërkuar përgjegjësi dhe llogari nga të gjitha hallkat e institucioneve që kanë neglizhuar rastin, me apo mos veprimin e tyre.

Sipas tyre, të gjithë duhet të hetohen dhe të përballen me përgjegjësi.