×
  • Lajme
  • Rajon

    Ambasadorja Ziv e falënderon Ramën për pritjen që i bëri presidentit izraelit

    Reporteri
    13 Shtator 2024 | 15:47

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për pritjen që i bëri ai presidentit të vendit të saj, Isaac Herzog.

    “Faleminderit Kryeministër Edi Rama për mbështetjen dhe miqësinë dhe mesazhin tuaj shumë të qartë!”, thuhet në postimin e ambasadores izraelite në Prishtinë.

    Ajo shpërndau një postim të Herzog të shkruar në shqip, i cili i ka shprehur falënderime Ramës e Shqipërisë për “miqësinë dhe mbështetjen historike”.

    Po ashtu, Herzog ka shkruar se nga 7 tetori “Shqipëria e ka vendosur qëndrueshëm veten në anën e duhur të historisë, duke treguar herë pas here se ju qëndroni me popullin e Izraelit teksa ne luftojmë për të mbrojtur kufijtë tanë dhe qytetarët tanë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!