×
  • Lajme
  • Rajon

    Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

    Reporteri
    18 Maj 2024 | 17:17

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në pyetje të gazetarëve nëse rrezikohet Marrëveshja e Prespës u shpreh se vendit nuk i duhen deklarata të matura.

    “Neve nuk duhet ta hapim frontin me Greqinë dhe nuk duhet të hapim frontin me Bullgarinë. Neve nuk na duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve, sepse shteti dhe ardhmëria është e përbashkët”, u shpreh Ahmeti.

    Ai shtoi se bashkë duhet të ndërtohet stabiliteti, siguria dhe paqja.

    “Bashkë do t’i ndërtojmë të gjitha dhe aspak partner tek ne nuk mund të ketë asnjë parti politike, kushdo qoftë komuniteti që të jetë, i madh apo i vogël, që ne proceset t’i kthejmë pas. Me rëndësi është që proceset të ecin përpara”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!