Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot, të premten, pranë Bujanocit, ku në një aksident të rëndë trafiku kanë humbur jetën një fëmijë dyvjeçar dhe nëna e tij.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën magjistrale, e njohur si autostrada e vjetër, në drejtim të Vranjës, raportojnë mediat lokale.

Sipas Shërbimit të Urgjencës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në aksident janë lënduar edhe disa persona të tjerë. Ekipet e Urgjencës kanë transportuar të lënduarit drejt Qendrës Shëndetësore në Vranjë për trajtim mjekësor.

Reklamë

Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy automjeteve. Rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Policia dhe ekipet kompetente po punojnë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.