×
  • Lajme
  • Rajon / Zgjedhjet

    Ali Ahmeti: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 17:37

    Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt të mërkurën, koalicioni Frontit Europian po vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

    Kreu i BDI-së, partisë që e udhëheq këtë koalicion Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre qyteteve që janë pjesë e njësisë zgjedhore 5.

    Para struganëve Ahmeti tha se gjersa Fronti Europian doli me platformën “Po Europës, Jo Rusisë”, opozita shqiptare VLEN e shoqëruar nga VMRO-DPMNE doli me fushatën e vetme për rrënimin e BDI-së, gjë të cilën Ahmeti tha se e kupton, sepse siç u shpreh, platforma e Frontit ua ka zënë dritën e diellit, por tha se qytetarët do të vendosin se a do të rrënohet BDI-ja.

    Ai u shpreh se Rusia ka interes t’i mbajë aktive vullkanet e saj në Ballkan, që t’i aktivizojë kur të dojë.

    “Ky front më 24 prill u përball me opozitën VLEN dhe më 8 maj do të përballemi me VMRO-DPMNE-në. Më 8 maj t’i afrojmë të gjithë në këtë referendum se a do të shkojmë me hapat e duhur drejt anëtarësimit në Europë apo do të mbetemi tek izolimi, formula është e qartë, do të ecim drejt integrimit apo izolimit. Izolimi nuk na sjellë asnjë dobi. Ne do të kemi një përplasje politike me VMRO-në lidhur me konceptet tona, filozofitë tona, por filozofia jonë është më progresivja për shtetin”, tha Ahmeti, raporton TV21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!