×
  • Lajme
  • Rajon

    Ambasadës serbe në Shkup i pengon që ministri shqiptar e quan ditë historike nisjen e bombardimeve të NATO-s

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 14:18

    Ambasada e Serbisë në Shkup ka reaguar ndaj deklarimeve që ka bërë zëvendëskryeministri dhe ministri shqiptar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, lidhur me 26 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

    Në këtë reagim, Ambasada e Serbisë tregon se i ka penguar përshkrimi që Fetai i ka bërë bombardimit të caqeve ushtarake të Serbisë që atë kohë ishte nën regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviqit, duke e cilësuar si moment historik që ka shtruar rrugën për paqe dhe stabilitet në rajon dhe si veprim që ka ndalur gjenocidin.

    Sipas tyre përshkrimi i Fetait “lëndon ndjenjat e qytetarëve të Republikës së Serbisë”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!