×
  • Lajme
  • Rajon

    Arifi i bën thirrje Kurtit të ndërhyjë: Në kuadër të humanizmit u vodhën paratë e Luginës

    Reporteri
    07 Shkurt 2023 | 20:22
    Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

    Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se në fondin e shpërndarjes së parave nga Kosova për komunën e Preshevës ka pasur keqpërdorime dhe se paratë janë ndarë në mënyrë të pabarabartë.

    Ai deklaroi se sot e ka dorëzuar edhe kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, ku theksoi se bëhet fjalë për hajni në ndarje të fondeve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Arifi tha se, nën petkun e humanizmit ndaj Luginës, është bërë hajni me rreth 1.3 milionë euro.

    “Shpërndarja e këtyre parave është bërë në një strukturë të ngushtë. Ai rrethi i njerëzve që kanë punuar me vite bashkë, e kanë bërë edhe implementimin e parave”, tha ai në Klan Kosova.

    Tutje, Arifi i kërkoi Kurtit që të ndërhyjë, pasi tha se nëse nuk e bën, atëherë edhe ai bëhet pjesë e kësaj hajnie.

    “Unë pres që ai person që Kosovën e ka mbajtur në stres me vite, që e ka emrin Albin Kurti, i cili e ka cilësuar veten kundër hajnisë, si skifter, kundër korrupsionit, kundër, kundër, kundër… ai të nxjerrë konsekuencë në qeverinë e tij, t’ia kërkojë dorëheqjen këshilltarit të tij, ambasadorit të tij, aty ku e ka mundësinë ai të ndërhyjë. E nëse nuk ndërhyn, për mua edhe ai është pjesë e hajnisë, sepse heshtja para çdo hajnie është pjesëmarrje”, deklaroi Arifi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!