Vehid Murić, i dyshuar për një vrasje të trefishtë në Podgoricë, u arrestua këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Rozhajes, ka raportuar RTCG.

Dyshohet se V.M,  mori jetën e tre personave: D.H. (27) dhe N.H. (34) nga Rozhaja, si dhe K.M. (55), një shtetas i Serbisë nga Novi Pazari.

Krimi ndodhi në rrugën Kozaračka në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës.

Reklamë

Hetimi në vendin e vrasjes së trefishtë  ka përfunduar dhe motivi i vrasjes aktualisht është i panjohur, tha prokurorja e rastit, Danka Deriq, para gazetarëve të mbledhur.

“Të gjitha provat janë sekuestruar. Në këtë moment, autori i këtij akti kriminal po kërkohet. Gjatë hetimit, janë ndërmarrë edhe veprime mjeko-ligjore në prani të një eksperti. Supozohet se vrasja është kryer me armë të ftohtë”, theksoi ajo.

I dyshuari do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë për juridiksion të mëtejshëm, së bashku me një kallëzim penal.

“Pas kryerjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore dhe provuese, publiku do të informohet menjëherë dhe në mënyrë transparente për të gjitha rrethanat përkatëse dhe rrjedhën e mëtejshme të procedurës, ku në këtë fazë është mbledhur një numër i mjaftueshëm provash dhe faktesh që tregojnë pa mëdyshje se i dyshuari V.M. është autori i drejtpërdrejtë i këtij akti kriminal”, thuhet në njoftim.