Ish-kryeprokurori special i Malit te Zi, Milivoje Katniq është arrestuar nga policia fqinje.
Katniq dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Lazoviq janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT).
Siç raporton TopChannel, Lazoviq dhe Katniq u arrestuan nga oficerët e SPO-së me urdhër të SDT-së, e cila i dyshon për krijimin e një organizate kriminale dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.
Milivoje Kantiq u zgjodh kryeprokuror special për herë të parë në mesin e vitit 2015 dhe u rizgjodh në vitin 2020. Ai është akuzuar për zhdukje dhe fabrikim të provave në rastin e njohur si “grusht shteti”. Ai gjithashtu u akuzua për krime gjatë rrethimit të Dubrovnikut, të cilat ai i mohoi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.