×
  • Lajme
  • Rajon

    Atentat çiftit shqiptar në Greqi, 32-vjeçari vdes në vend kurse gruaja plagoset

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 23:18

    Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene raportojnë se mbrëmjen e sotme është bërë atentat ndaj Roan Brahimit, i cili ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij Katerina Beqo ka mbetur e plagosur.

    Roan Brahimi njihet si armiku i Ervis Martinajt. Roan Brahimi është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare, ku është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.

    Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 21:30 në sheshin Agios Lazaros, kur një motor me dy persona i është afruar mjetit me të cilin lëvizte Roan Brahimi.

    Një nga autorët qëlloi tre herë drejt burrit në makinë, e cila i përket gruas që ishte me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!