×
  • Lajme
  • Rajon

    Autori i masakrës në shtëpinë e pleqve në Kroaci del para gjykatësit, e pret paraburgimi prej një muaji

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 10:31

    I dyshuari për masakrën në shtëpinë e të moshuarve ku vdiqën gjashtë persona në Daruvar, Kresimir Pahoki, ka dalë para Gjykatës për t’u marrë në pyetje për rastin e rëndë.

    Sipas mediave kroate, Pahokit iu shqiptua një muaj paraburgim për shkak të rrezikut për të ndikuar mbi dëshmitarët dhe për të përsëritur krimin.

    Intervistimi i mbrëmshëm ka qenë shumë i shkurtër, ndaj supozohet se është mbrojtur në heshtje, ashtu si në hetimin policor.

    Po ashtu, marrja në pyetje e dëshmitarëve të masakrës po zhvillohet dhe duhet të bëhen disa ekspertiza.

    Kujtojmë se Pahoki akuzohet për 11 vepra penale, përfshirë edhe vrasjen e femrës. U vranë kujdestari dhe pesë plaka, banore të shtëpisë, përfshirë edhe nënën e tij. Pas sulmit, ai shkoi në një kafene aty pranë, ku u arrestua me shpejtësi.

    Për shkak të krimit të paprecedentë në Shtëpinë e të Moshuarve në Daruvar, në qarkun Bjelovar-Bilogora është shpallur Ditë zie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!