Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për shkak të dëbimit të një grupi të përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia.
Një grup prej katërmbëdhjetë aktivistësh që merrnin pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Beograd u arrestua me pretekstin se paraqisnin “rrezik për sigurinë”. Atyre gjithashtu iu ndalua hyrja në Serbi për një vit.
Në grupin e të dëbuarve ka shtetas të Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.
“Shoqëria civile luan një rol jetik në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike. Këto janë vlera që nuk janë vetëm në thelb të Bashkimit Evropian, por edhe të së ardhmes së Serbisë si vend kandidat dhe qytetarëve të saj. Masat e marra në interes të sigurisë kombëtare duhet të kryhen në përputhje me kornizën ligjore serbe dhe në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Masa të tilla nuk duhet të rezultojnë në kufizimin e lirive të individëve, përfshirë shtetasit e huaj”, tha Guillome Mercier, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Në mesin e aktivistëve të dëbuar ka edhe shtetas të Kroacisë, çfarë ka bërë që të acarohen raportet mes Zagrebit dhe Beogradit. Ministria e Punëve të Jashtme kroate u ka rekomanduar qytetarëve të vet që të shmangin udhëtimet e panevojshme në Serbi.
Dëbimi i shtetasve të huaj nga Serbia ndodhi mes protestave masive antiqeveritare në këtë vend, të organizuara nga studentët. Autoritetet e Beogradit rregullisht akuzojnë Perëndimin se qëndron pas këtyre protestave./RTK
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.