×
  • Lajme
  • Rajon

    Bërnabiq anulon takimet me senatorët amerikanë Murphy dhe Peters

    Reporteri
    24 Maj 2023 | 23:44

    Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka anuluar takimin me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters që ishte planifikuar për mëngjesin e 25 majit, njoftoi Qeveria e Serbisë.

    Në njoftim thuhet se takimi i Ana Brnabiqit me një grup senatorësh po anulohet pa sqaruar arsyen, raporton REL në gjuhën serbe.

    Të enjten, më 25 maj, Murphy dhe Peters pritet të bisedojnë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Ndryshe, gjatë qëndrimit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

    Dy zyrtarët amerikanë kërkuan nga liderët e vendit zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Derisa për Serbinë, kërkuan që të mos e pengojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!