×
  • Lajme
  • Rajon

    Bërnabiq “e paqartë”: Pse po punon FES për Asociacionin, përgjegjësitë janë përcaktuar në 2015-ën

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 19:52
    Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sot ka deklaruar se nuk e kupton se pse organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) po punon për krijimin e Asociacionit.

    Ajo ka thënë se kompetencat dhe përgjegjësitë e Asociacionit të komunave serbe dihen. Sipas saj, ato janë të përcaktuara në marrëveshjen e vitit 2015.

    “Sa i përket propozimit të Friedrich-Ebert për Asociacionit të komunave serbe, të them të drejtën, nuk e kam parë, dhe nuk e kam lexuar, por nuk e kam të qartë pse Friedrich Ebert po punon për krijimin e Asocioacionit të komunave serbe, është plotësisht e qartë se kush duhet ta bëjë, pra është ekipi menaxhues ne përputhje me ato autorizimet dhe në përputhje me kompetencat qe janë te përcaktuara në marrëveshjen e vitit 2015, pra nuk ka të panjohura, ju keni autorizimet e Asociacionit te komunave serbe, kompetencat e Asociacionit të komunave serbe, të cilat janë 22 nëse nuk gaboj, duhet të keni një ekip menaxhues, i cili ekziston dhe që di ta bëjë dhe ai ekipi menaxhues duhet të punojë në Asociacionin e komunave serbe. Pra faleminderit për ndihmën dhe faleminderit për përkrahjen, shpresoj të jetë me qëllim të mirë, por sërish kompetencat dhe përgjegjësitë e Asociacionit të komunave serbe dihen, ato janë të përcaktuara në marrëveshjen e vitit 2015, ekipi menaxhues është formuar, nëse nuk gaboj, në vitin 2018 ka filluar të punojë në statutin e Asociacionit të komunave serbe që në vitin 2018, Kosova apo Prishtina kanë marrë mirënjohje në raportin e progresit nga Brukseli dhe Komisioni Evropian, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me marrëveshjen e vitit 2015.”, ka thënë ajo, duke shtuar që të vazhdohet rruga që është definuar në vitin 2015 dhe 2018 “dhe të punojnë njerëzit të cilët duhet të punojnë në formimin e Asociacionit e komunave serbe në përputhje me autorizimet e përcaktura në marrëveshjen e vitit 2015”, tha Bërnabiq në intervistë për KosovaPress.

    Bërnabiq ka potencuar se pritshmëria e saj është që Asociacioni i komunave serbe të jetë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

    “Në një nga takimet tona, u tha qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë menjëherë në fillim të vitit 2023, domethënë janar dhe shkurt, për krijimin e Asociacionit të komunave serbe. Nuk kam pritshmëri nga takimi i sotëm sepse nuk është një takim për të cilin ne jemi konsultuar, por pritshmëria ime është edhe një herë që Asociacioni i komunave serbe të jetë në përputhje dhe vetëm dhe ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe në përputhje me atë që është përcaktuar në vitin 2013 kur u nënshkrua marrëveshja e Brukselit dhe në vitin 2015, kur fundja me marrëveshje janë përcaktuar kompetencat e Asociacionit të komunave serbe. Të jetë në përputhje me menaxhmentin me atë që ekipi menaxhues thotë se duhet të nënkuptojë Asociacionin e komunave serbe dhe asgjë më shumë nuk po përpiqemi të ndërrojmë edhe një herë marrëveshjen e Brukselit apo marrëveshjen e vitit 2015 dhe të bëjmë diçka që quhet Asociacion i komunave serbe apo sido që të quhet dhe nuk i ka kompetencat që janë të përcaktuara, dihet se cilat janë kompetencat e Asociacionit të komunave serbe, është përcaktuar në vitin 2013 dhe 2015 ashtu duhet të jetë Asociacioni i komunave serbe, as më shumë e as më pak se kaq.”, ka thënë ajo.

    Kryeministrja serbe, ka theksuar se nuk ka asnjë pritshmëri që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    Sipas saj, institucionet në Prishtinë kanë treguar disa herë gjatë viteve të kaluara që “kur u përshtatet ata nuk e respektojnë kushtetutën e tyre”.

    “Unë me të vërtetë nuk kam asnjë pritshmëri që të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës ose sido që e quajnë kushtetutën që e kanë përcaktuar vetë, nën një për atë se marrëveshja ndërkombëtare është sigurisht në çdo kuptim mbi atë dokument që ata i referohen, nën dy sepse jep diçka në përputhje me të ashtuquajturën kushtetutë të Kosovës, atëherë nuk do të kishte nevojë për negociata dhe marrëveshje, sepse edhe pa ato negociata, nën kujdesin e bashkësisë ndërkombëtare, gjegjësisht Bashkimit Evropian, fatkeqësisht nuk është më pre vitit 2010 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, atëherë ata që udhëhoqën Serbinë e transferuan atë nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian, duke dobësuar kështu pozitën e Serbisë, por sigurisht që nuk do të kishte nevojë të negociohej diçka nën kujdesin e Brukselit dhe Bashkimin Evropian, dhe nëse do të ishte në përputhje me të ashtuquajturën Kushtetutë të Kosovës, kjo mund të bëhet çdo ditë, kështu që duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe në fund, nën tre sepse autoritetet në Prishtinë kanë treguar disa herë gjatë viteve të kaluara që kur u përshtatet ata nuk e respektojnë kushtetutën e tyre, kur u nisën për të formuar të ashtuquajturat Forca e sigurisë së Kosovës, e bënë këtë pa asnjë marrëveshje apo miratim nga ana e serbëve në Kosovë, gjë që është në kundërshtim me kushtetutën e tyre, të cilës ata i referohen, ose kur është dashur apo duhet t’i kthejnë pronën dhe tokën e konfiskuar Manastirit të Deçanit, gjithashtu ajo gjykata e tyre kushtetuese u kam thanë se duhet ta kthejnë, deri më sot nuk e kanë kthyer, në raste të tilla nuk e respektojnë të ashtuquajturën kushtetutën e tyre.”, ka vijuar ajo.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka shtuar se pret që kur të krijohet Asociacioni të jetë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka pritur në takim përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë për të diskutuar për Asociacionin.

    Pas diskutimit, Hovenier ka thënë se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.

    Ndërkohë, një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, dje është publikuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), i cili parashihet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas këtij draft-statuti, i cili ka 7 kapituj e 18 nene, Asociacioni do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë këtu flamurin dhe stemën. /KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!