×
  • Lajme
  • Rajon

    Brnabiq në Paris hedh poshtë propozimin franko-gjerman: Pa u themeluar Asociacioni, nuk diskutojmë propozime të reja

    Reporteri
    29 Nëntor 2022 | 22:01

    Pas takimit me kryeministrin e Francës, Elizabeth Bourne në Paris, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen.

    Siç shkruajnë mediat serbe, ajo gjithashtu ka thënë se Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Sipas saj, nëse nuk zbatohet Asociacioni, është e pakuptimtë të diskutohen propozime të tjera.

    Ajo i është përgjigjur edhe një pyetje të një gazetari, i cili ka kërkuar përgjigje nga Brnabiq lidhur me propozimin franko-gjerman për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ajo ka thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e mëparshme për normalizim si dhe ka refuzuar t’i implementojë ato, prandaj sipas saj, diskutimi i marrëveshjeve të reja nuk ka kuptim. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!