×
  • Lajme
  • Rajon / Zgjedhjet në RMV

    Bujar Osmani shpallë fitoren, thotë se mori 40 mijë vota më shumë se Arben Taravari i VLEN

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 21:54

    Bujar Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, ka shpallur fitoren e këtij fronti në kampin shqiptar.

    Në selinë e BDI-së, ai ka shpallur fitoren.

    “Më lejoni që përpara jush të shpall fitoren e thellë”, u shpreh ai, derisa ka përmendur qytetet ku ka fituar BDI-ja.

    “Kemi fituar në çdo komunë të vendit, fitore të thellë në Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçan, Bogovinë, Zhelinë, Resnje, në Strugë, Tetovë, Manastir, Kërçovë, Gostivar, etj”, tha Osmani.

    Sipas rezultatet të deritashme Osmani ka fituar rreth 88 mijë vota dhe renditet i treti në garën e përgjithshme, në të cilën po prin kandidatja e VRMO-së.

    Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!