Studentët dhe qytetarët po vazhdojnë të bllokojnë rrugët në Serbi në shenjë pakënaqësie me qeverisjen e presidentit, Aleksandar Vuçiq.
Një çift i moshuar u përpjekje për të kaluar bllokadën e qytetarëve në Novi Sad. Incidenti ka ndodhur në Bulevardin e Çlirimit.
Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, çifti i moshuar ka fyer dhe nënçmuar studentët.
Në një moment burri i moshuar ka deklaruar se do t’i lagte të gjithë studentët me topa uji.
Ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar në këtë incident.
Ndryshe, protestat janë bërë më masive pas vdekjes së 15 personave shkaku i rënies së strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad. /Telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.