×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiq: Duam që dialogu të vazhdojë mbi bazën e propozimit franko-gjerman

    Reporteri
    27 Janar 2023 | 14:35

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se qëndrimi zyrtar i Serbisë në lidhje me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është shumë i qartë dhe i përgjegjshëm.

    Përkatësisht, Daçiq tha se Serbia dëshiron që dialogu të vazhdojë, të marrë pjesë në të dhe se të gjitha diskutimet duhet të bëhen në bazë të këtij plani.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd, Daçiq tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka bërë të qartë se cilat janë vijat e kuqe, dhe se për Serbinë është i papranueshëm anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

    “Kjo është shumë e rëndësishme sepse kam pasur rastin të dëgjoj vlerësimet në Bruksel se Vuçiq është sjellë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, ndryshe nga Prishtina, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të përpiqemi të ruajmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare, por edhe ta ruajmë Serbinë nga kërcënimet, shantazhet, sanksionet e mundshme dhe gjithçka që mund të kërcënojë të ardhmen e qytetarëve të Serbisë”, tha Daçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!