×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiq në SHBA, do të takohet me Escobar dhe Chollet

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 8:56
    Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiç

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka mbërritur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

    Daçiç do të takohet gjithashtu me të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarin e lartë politik të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Derek Chollet.

    Janë planifikuar takime me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe organizatave në SHBA.

    Lutjet e mëngjesit organizohen tradicionalisht të enjten e parë të shkurtit dhe mbledh në një lutje të përbashkët presidentin e SHBA-së, anëtarë të Kongresit, përfaqësues të tjerë politikë dhe mysafirë nga e gjithë bota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!