×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiq pas takimit me Borrellin: Brukseli e kuptoi “vijën e kuqe” të Serbisë – anëtarësimi i Kosovës në OKB

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 9:20

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pas takimit në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka thënë se  ata “e kuptuan vijën e kuqe të Beogradit – dhe kjo është anëtarësimi i Kosovës në OKB”.

    Sipas njoftimit të Qendrës Informative të BE-së, Borrell në takimin me Daçiqin tha se pret angazhim konstruktiv për propozimin e fundit të Bashkimit për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton Reporteri.

    “Ata shprehën dëshirën që në periudhën e ardhshme të mos merren me konfliktet e përditshme që ndodhin në Kosovë për të cilat sipas mendimit tonë kryeministri i Kosovës Albin Kurti është fajtor i vetëm, por të arrihet një marrëveshje që do të jepte garanci të forta për paqe dhe stabilitet. Në këtë kuptim, ata vlerësuan në mënyrë konstruktive angazhimin e presidentit Vuçiq dhe Serbisë”, tha Daçiq para gazetarëve në Bruksel.

    Kur është fjala për propozimin/planin e Bashkimit Evropian për dialogun, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Serbia është e gatshme ta pranojë konceptin dhe është duke punuar në zbatimin e asaj marrëveshjeje.

    Nga ana tjetër, diplomatët perëndimorë që kanë vizituar së fundmi Prishtinën dhe Beogradin, kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç e kanë formuluar ata, mirëkuptim më të madh për këtë propozim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!