×
  • Lajme
  • Rajon

    Daçiq: Referendumi nuk ka të bëjë me Kosovën

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 12:28

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë nuk ka të bëjë fare me Kosovën dhe as me preambulën e Kushtetutës së Serbisë.

    Sipas tij, ka të bëjë me atë se zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të bëhet nga organet e larta prokuroriale dhe gjyqësore dhe jo nga parlamenti.

    Ai shtoi se gënjeshtrat duhet të largohen rreth asaj se referendumi ka të bëjë me Kosovën.

    Duke folur për TV Pink, kreu i Partisë Socialiste të Serbisë tha se SPS do të mbajë një kongres vitin e ardhshëm, por sigurisht që nuk do të jetë para zgjedhjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!