×
  • Lajme
  • Rajon

    Dalin detaje të reja: Ekzekutimi i shqiptarit në Mal të Zi dyshohet se ndodhi pas aferës me gruan e ish-ortakut

    Reporteri
    29 Shkurt 2024 | 8:31

    Edmond Mustafa, i vrarë në Tivar dy ditë më parë, më 27 mars 2022, është dëgjuar në ambientet e Departamentit për Kundër Krime të Rënda të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit bashkëpunes në zbardhjen e vrasjeve të rënda dhe krimeve të tjera të kryera nga anëtarët e bandës së Skaljar dhe të klanit Kavac, siç raportuan mediat në Mal të Zi.

    Siç raportojnë mediat malazeze, janë zbuluar edhe lidhje të fshehta dashurie që kanë ndodhur brenda klaneve.

    I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë. Spekulohet se pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar.

    Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze VasilisaNurkoviq.

    Mustafa prej vitesh njihej si pjesëtar i klanit kriminal të Skaljarit. Sipas raportimeve, ai ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit për të ekspozuar vrasje të rënda dhe krime të tjera të kryera nga anëtarët e Shkaljar dhe të klanit Kavac.

    Sipas këtyre raportimeve, Edmond Mustafa, më 27 mars 2022, është dëgjuar në ambientet e Departamentit për Krime të Rënda të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit bashkëpunes në zbardhjen e vrasjeve të rënda dhe krimeve të tjera të kryera nga anëtarët e bandës së Skaljar dhe të klanit Kavac.

    Siç raporton portali “M” në Mal të Zi, pavarësisht se edhe atëherë policia e dinte se Mustafa ishte një person me interes, i cili pranoi pjesëmarrjen e tij në disa vrasje dhe përshkruan në detaje shumë vrasje të tjera dhe emërtoi autorët dhe porositësit e tyre, ai nuk u arrestua kurrë, as nuk i është caktuar statusin që ai kërkonte. /Reporteri.net/

    Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi kishte kërkuar statusin e dëshmitarit bashkëpunues, posedonte informacione për disa vrasje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!