Tashmë janë publikuar pamjet e atentatit të sotëm në Kumanovë ndaj kandidatit të BDI-së i cili mbeti i plagosur .

Sic shihet nga pamjet, atentatori i ka zënë pritë, teksa makina me të cilën lëvizte Z.Sh., 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar të partisë, persona të maskuar i kanë zënë pritë Z.Sh, bartës i listës së këshilltarëve të BDI-së në komunën e Likovës dhe banor i fshatit Sllupçan.

Reklamë