×
  • Lajme
  • Rajon / Zgjedhjet në RMV

    Dalin rezultatet e para në Maqedoninë e Veriut, prin Pendarovski, Osmani mijëra vota para Taravarit

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 20:51

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e para nga 1365 vendvotime, prej gjithsej 3.508 vendvotimeve.

    Sipas KSHZ-së, Stevo Pendarovski deri tani ka siguruar 55.209 vota, Gordana Siljanovska Davkova 112.508 vota, Bujar Osmani 57.870 vota, Arben Taravari 42.210 vota.

    Maksim Dimitrievski 23.529 vota, Stevço Jakimovski 2.912 vota dhe Biljana Vankovska 13.310 vota.

    Nëse në rundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rundin e dytë shkojnë dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në rundin e parë.

    Rundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve nga përfundimi i raundit të parë të votimit, në këtë rast më 8 maj. Për president do të zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave, nëse në votim kanë dalë më shumë se 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 zgjedhës, që është paraparë në Kodin Zgjedhor, ndërsa për të kanë votuar 362.864 zgjedhës.

    Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, sa vota i duhen një kandidati që të bëhet president që në raundin e parë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!