×
  • Lajme
  • Rajon / Rajon

    Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve

    Reporteri
    24 Prill 2024 | 19:19

    Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur të dhënat për daljen në votime nga 1200 vendvotime.

    Nga gjithsej 612.850 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 291 777, respektivisht 47,61%. Sipas të dhënave të deritanishme lidhur me daljen, dalje më e madhe është shënuar në Novaci me 71,07%, ndërsa dalje më e ulët në Shuto Orizare, 22,06%.

    Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha vendvotimet. Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 345 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit.

    Prej tyre, 98 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi i të drejtës së votës, 36 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 46 kundërshtime janë refuzuar.

    Kundërshtimet e mbetura janë duke u përpunuar./AlsatMk

    Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, sa vota i duhen një kandidati që të bëhet president që në raundin e parë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!