Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Tetovë, ku një person ka vdekur si pasojë e një zjarri që e ka kapluar një banesë te Blloku 70-të në këtë qytet.
Komandanti i Zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti, e ka konfirmuar rastin.
“E kemi fatkeqësisht një viktimë dhe një person të lënduar. Zjarri ka shpërthyer në një banesë në katin e shtatë në Bllokun 70”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.
Ai ka bërë me dije se viktima është një person i moshës rreth 70-vjeçare.
“Viktima duhet të jetë diku i moshës rreth 70-vjeçare, derisa i lënduari është djali i viktimës. Të dy janë të nacionalitetit maqedonas”, theksoi ai.