×
  • Lajme
  • Rajon

    “Ditë të rënda po vijnë për Serbinë”, media serbe: Të pranohet plani franko-gjerman, ose sanksione

    Reporteri
    20 Janar 2023 | 14:48
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Pesëshja që përfaqëson BE’në dhe Amerikën në negociatat Kosovë-Serbi, pas takimit me kryeministrin Kurti në Prishtinë, është nisur për në Beograd ku do ta takojë presidentin serb Vuçiq. Në Serbi mediat thonë se Vuçiqin e pret takim jashtëzakonisht i rëndë, dhe Serbia do të përballet me një situatë të cilën nuk e ka përjetuar asnjëherë deri sot që nga koha e konferencës së paqes në Rambuje.

    Gazeta serbe “Novosti” raporton se siç ka mësuar ajo, pesëshja, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së, Italisë dhe përfaqësuesit e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, sot do t’i dërgojnë Aleksandar Vuçiqit një ultimatum të qartë për statusin e Kosovës, i cila bazohet drejtpërdrejt në planin e famshëm Franko-Gjerman, përcjell Reporteri.net.

    Sipas informacioneve që thotë se i ka “Novosti”, ky ekip është gati të shtrojë një kërkesë konkrete para Vuçiqit dhe pa hezitim: ose do të pranoni dokumentin e Parisit dhe të Berlinit ose do të përballeni me pasoja që nuk përjashtojnë sanksione dhe lëvizje akoma më të rënda.

    Sipas informacioneve të “Novosti”, presidenti serb ka njoftuar Patriarkun Porfirio dhe personalitetet e kishës për këto synime të qendrave të pushtetit perëndimor.

    Vuçiq sot u takua me krerët e Kishës dhe peshkopët dhe i ka njoftuar ata për të gjitha sfidat e mundshme që sjell vizita e emisarëve perëndimorë.

    Pas një takimi të përbashkët pesëmbëdhjetëminutësh, siç raporton Novosti, presidenti serb dhe patriarku kanë biseduar edhe privatisht.

    Ky medium serb e cilëson planin Franko-Gjerman si jashtëzakonisht të pafavorshëm për Serbinë, pasi sipas tyre ai nënkupton se Beogradi nuk është kundër anëtarësimit në të Kosovës në OKB. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!