Milorad Dodik u shpall fajtor me një vendim të shkallës së parë para Gjykatës së Bosnjës në procedurën për mosrespektim të vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.
Gjykata e BeH e dënoi Milorad Dodikun me një vit burg, si dhe një masë sigurie për ndalimin e ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës Srpska për gjashtë vjet, nga data kur vendimi bëhet i formës së prerë, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Srpska, Millosh Lukiq, u lirua nga akuzat.