×
  • Lajme
  • Rajon

    Drecun: Nuk ka vazhdim të dialogut dhe kthim të serbëve në institucione pa u formuar Asociacioni

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 11:50
    Kryetari i të ashtuquajturit "Komision për Kosovën" në Parlamentin e Serbisë, Milovan Dreçun

    Zyrtarët serbë e kanë përsëritur se vazhdimi i dialogut me Prishtinën mund të bëhet vetëm pas themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun tha sot se nuk ka vend për propozime të tjera për Asociacion, sepse sipas tij Marrëveshja e Brukselit ka përcaktuar saktësisht se çfarë duhet bërë për formimin  e tij, transmeton Reporteri.

    Ai po ashtu shtoi se nuk ka vazhdim të dialogut dhe kthimin e serbëve në institucione derisa të formohet Asociacioni dhe pastaj vijnë diskutimet për propozimin evropian.

    “Nuk ka vazhdim të dialogut dhe kthimin e serbëve në institucionet e Prishtinës derisa të formohet Asociacioni dhe pastaj të diskutohet për propozimin evropian”, tha Drecun për RTS.

    Një deklaratë të ngjashme dje e kishte bërë edhe Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!