×
  • Lajme
  • Rajon

    Forumi Ekonomik në Davos, Vuçiq ulet prapa i vetëm dhe i ndarë nga të gjithë liderët e tjerë

    Reporteri
    19 Janar 2023 | 12:41

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ul i vetëm dhe i ndarë nga të gjithë liderët në panelin për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

    Në panel ishin të pranishëm liderë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Reporteri.net.

    Për momentin nuk dihet se si ka ardhur deri te ky rregullim i uljes së liderëve, dhe nëse presidenti serb ka dashur të veçohet vetë, apo ka mbetur pa karrige në rreshtin ku janë të gjithë të tjerët.

    Në foto shihen ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri maqedonas Stevo Pendarovski e ai i Kosovës, Albin Kurti.

    Kryeministri Kurti shihet i ulur afër kryeministrit shqiptar, Edi Rama e përballë ka Lajçakun.

    Pjesëmarrësit në panel diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit, krijimin e kushteve për nxitjen e rritjes ekonomike të vendeve, si dhe u theksua domosdoshmëria e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të ngrira.

    Në margjinat e këtij Samiti kishte bisedime edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.

    Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak kishte takime edhe me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb, Vuçiq. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!