×
  • Lajme
  • Rajon

    “Gjatë rrethimit të Sarajevës nuk mbaja pushkë por, çadër”, Vuçiqit i publikohet videoja që e përgënjeshtron

    Reporteri
    18 Janar 2023 | 8:20

    Në një intervistë të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se gjatë rrethimit të Sarajevës nuk ka mbajtur pushkë por çadër.

    Gjegjësisht, ekziston një video nga viti 1995 gjatë rrethimit të Sarajevës në të cilën përveç ushtarëve mund të shihen edhe Vojsllav Sheshel dhe Vuçiq, transmeton Reporteri.

    Ndërsa Shesheli përshëndet ushtarët, Vuçiq largohet nga korniza, por mban diçka në dorë që i ngjan pushkës.

    Vite më pas, ai pretendon se mbante një ombrellë.

    Deklarata e Vuçiqit është përcjellë edhe nga mediat boshnjake.

    Slobodna Bosna shkruan për deklaratën e presidentit serb me titull “Vuçiq bëri të qeshë gjithë rajonin me manipulime transparente, duke bashkangjitur këtu edhe videon e kontestuar të Vuçiqit.

    Ata shtuan se ai ka folur edhe për “fotomontazhën”, ku ai mban një kuti birre për ish-shefin Vjosllav Sheshel duke theksuar se “fotot e vjetra dhe të njohura e mohojnë bindshëm këtë”.

    Edhe mediumi tjetër Klix.ba ka thënë se Vuçiq ka folur për këtë në “Televizionin e Beogradit, përndryshe shumë i afërt me regjimin në Serbi”, TV Happy.

    “Fotomontazh apo realitet/ Fotot nuk gënjejnë: Vuçiq mbante ombrellë apo pushkë mbi Sarajevë”, titullohet shkrimi Oslobodenja, i cili gjithashtu problematizon deklaratën e Vuçiqit.

    “Fatmirësisht ka video – ndaj gjykoni vetë nëse videoja është autentike dhe nëse është çadër apo armë”, thuhet në shkrimin e tyre. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!