×
  • Lajme
  • Rajon / Qeveria e re

    I sanksionuari nga SHBA, Aleksandar Vulin propozohet për zëvendëskryeministër të Serbisë

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 11:39

    Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi emrat e ministrave të rinj  që do t’i ketë në kabinet.

    Disa emra kanë mbetur të pandryshuar edhe në përbërjen e re të qeverisë serbe e disa të tjerë janë rikthyer, raporton N1.

    Për postin e zëvendëskryeministrit është propozuar Aleksandar Vulin, ish drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), i cili është futur në listën e sanksioneve amerikane.

    Ivica Daçiq po ashtu është propozuar për zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm.

    Ndërkaq, Marko Gjuriq, është propozuar për ministër të Punëve të Jashtme.

    Në muajin korrik të vitit të kaluar Shtetet e Bashkuara thanë se veprimet e Vulinit kanë çuar përpara korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse të Serbisë. Këto veprime përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit të tij për përfitime personale dhe përfshirjen në një rrjet të trafikut të drogës.

    Ai, thuhej në vendimin për sanksionimin e tij, ka përdorur postet e tij publike për të mbështetur Rusinë, duke lehtësuar veprimtaritë keqdashëse të Rusisë që dëmtojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe duke i ofruar Rusisë një platformë për të çuar më tej ndikimin e saj në rajon.

    Aleksandar Vulin, një politikan pro rus ka shërbyer si ministër i Brendshëm i Serbisë në qeverinë e mëparshme dhe mbante postin e ministrit të Mbrojtjes më herët./Reporteri.net/

    ShBA sanksionon shefin e BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

     

    
    

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!