Ish-Presidenti dhe dhe ish kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor është shtruar në spital pas një rrëzimi të rëndë nga biçikleta.

Pahor, një çiklist i apasionuar, njoftoi në Instagram se kishte thyer klavikulën dhe shpatullën.

Pasja Ravan është një zonë kodrinore dhe qafë malore në Slloveninë perëndimore, në Dolomitet Polhov pranë Lubjanës. Është e njohur për çiklistët dhe alpinistët për shkak të ngjitjeve të pjerrëta dhe zbritjeve sfiduese.

Reklamë

“Një rënie e rëndë ndërsa ngjitesha me biçikletë poshtë Pasje Ravni. Kllavikulë dhe shpatullë e thyer. Gjithçka është në rregull, dola nga urgjenca në mbrëmje dhe sot jam tashmë në zyrë për një takim me delegatin e ri të OKB-së”, shkroi Pahor përkrah një fotoje nga shtrati i tij në spital.

Pahor falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan pas aksidentit.

Ish-presidenti slloven theksoi veçanërisht rëndësinë e helmetës mbrojtëse, duke thënë se ndoshta i shpëtoi jetën. “Një gjë tjetër e rëndësishme. Goditja në kokën time në asfalt ishte aq e fortë sa gjatë rënies nuk ndjeva lëndime të tjera. Helmeta ime më shpëtoi.., shkroi Pahor.

Pahor ishte President i Sllovenisë nga viti 2012 deri në vitin 2022. Përpara kësaj, ai ishte Kryeministër i Sllovenisë dhe kryetar i Social Demokratëve Sllovenë. /Reporteri.net/

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by Borut Pahor (@borutpahor)