Një moment i sikletshëm u kap nga kamerat mbrëmë në Bruksel.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pasi mbërriti në një takim në Komisionin Evropian, i tha Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen se ai “sapo kishte marrë një mesazh nga Moska”.
Von der Leyen u përgjigj: “Në rregull, le të presim derisa të largohemi nga kamerat”.
Shkëmbimi u regjistrua në kamera dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e gazetarëve evropianë, duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si dhe kritikat e shpeshta të Brukselit për mosrespektimin e politikës së jashtme të përbashkët të BE-së nga ana e Serbisë.
Për momentin, nuk dihet se çfarë i referohet konkretisht mesazhi i Vuçiqit nga Moska, dhe asnjëra palë nuk ka komentuar zyrtarisht ende për këtë ngjarje./Reporteri.net/
The mic is always hot. Serbia’s president Vucic last night «I got a message from Moscow now…» von der Leyen aware of cameras «Let’s…let’s wait till we are…» pic.twitter.com/YoDuGOF44R
— Maria Tadeo (@mariatad) December 11, 2025