Disa protestues dhe të paktën katër oficerë policie u lënduan të martën në mbrëmje në Serbi gjatë protestave antiqeveritare.
Një valë protestash studentore dhe qytetare ka vazhduar për më shumë se nëntë muaj në të gjithë Serbinë pas tragjedisë në Novi Sad kur një tendë u shemb në një stacion hekurudhor të rindërtuar së fundmi, duke vrarë 16 persona, kryesisht të rinj. Protestuesit e shohin qeverinë si fajtore dhe përgjegjëse për këtë dhe kërkojnë llogaridhënie për pasojat e marrëveshjeve korruptive dhe punës së kryer neglizhente.
Të martën pas orës 23:00, me ftesë të studentëve, një numër i madh qytetarësh dolën në disa qytete duke protestuar kundër sulmit nga mbështetësit e Partisë Progresive Serbe ndaj demonstruesve që ishin mbledhur para selisë lokale të SNS-së në qytetet Vrbas dhe Baçka Palanka të Vojvodinës, në shenjë solidariteti me të arrestuarit dhe të plagosurit në protestat e mëparshme.
Sipas mediumit N1 dhe videove e komenteve nga rrjetet sociale X, Instagram dhe YouTube, protetuesit në Vrbas dhe Baçka Palanka u qëlluan me piroteknikë, gurë, karrige dhe shishe, dhe fishekzjarre u hodhën gjithashtu drejt tyre.
Kordoni i policisë shtyu qytetarët e mbledhur përpara SNS në Vraçar dhe në një moment, njëri nga policët e goditi një protestuese me shuplakë, raporton Nova.rs.
Videoja e incidentit u publikua në rrjetet sociale, dhe polici uli kokën kur kuptoi se turma po e filmonte. /Reporteri.net/
‼️ PAMTI SRBIJO ‼️
“Muškarčina” udara ženi šamar večeras na Vračaru ❗️ pic.twitter.com/aWcunT7Zf8
Reklamë— Shonetin (@kaonikotinn) August 13, 2025