Në seancën e sotme Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, është hedhur gaz lotsjellës, e pati edhe tym.

Seanca filloi në orën 10:00, por incidentet kanë ndodhur pak pas orës 11:00.

Disa grupe parlamentare opozitare njoftuan se nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, por paralajmëruan veprime të caktuara, pa specifikuar se cilat janë.

Reklamë

Megjithatë, si grupet parlamentare në pushtet ashtu edhe në opozitë kanë paralajmëruar gjithsej 20 konferenca për shtyp për ditën e sotme.

Deputeti Predrag Marseniq hodhi ujë mbi kryetaren e Kuvendit Ana Brnabiq.

Reklamë

Në seancë pritej të konfirmohej dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviq./Reporteri.net/