×
  • Lajme
  • Rajon

    Kapen me 10 kg heroinë në taksi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Greqi

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 19:44

    Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke me akuzën për trafik droge.

    Arrestimi u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës. Siç raportojnë mediat greke, dy vëllezërve shqiptarë iu sekuestruan 10 kg heroinë.

    Droga trafikohej në taksinë që drejtohej nga 34-vjeçari.

    Gjithashtu janë konfiskuar tre automjete, 190 euro, katër celularë, 15 pako najloni me heroinë me një peshë 7762 gram si edhe pajisje elektronike ripaketim.

    Dy të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente./Euronews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!