Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, pritur sot në takim në Beograd, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaš.
Në kumtesën e lëshuar nga Ushtria e Serbisë theksohet se “është një takim i rregullt i nivelit të lartë, gjatë të cilit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin e Forcave të Armatosura të Serbisë me KFOR-in“, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Po ashtu, kumtesa thotë se “u fol edhe për aktivitetet e ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Serbisë dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë për të monitoruar situatën në terren, për të parandaluar shfaqjen e krizave dhe për të dhënë një reagim efektiv në rast të shkeljes së sigurisë“.
Tutje, në komunikata e lëshuar nga Beogradi thotë se “duke pasur parasysh se situata e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme, bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të vazhdohet bashkëpunimi i mirë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet“.
Kumtesa bën të ditur se gjenerali Mojsiloviq theksoi se Ushtria Serbe e sheh KFOR-in si aktorin e vetëm legjitim të sigurisë në Kosovë, dhe “si i tillë është i detyruar të veprojë në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe të mbrojë popullatën serbe në Kosovë“.